
Informacion rreth prurjeve dhe shkarkimeve të ujit nga rezervuarët e Banjës dhe Moglicës, në luginën e lumit Devoll
Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) operon hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, në Kaskadën e Lumit Devoll.
DHP po menaxhon me kujdes situatën e krijuar nga prurjet e jashtëzakonshme në ujëmbledhësin e Lumit Devoll pas reshjeve të dendura që kanë nisur prej datës 18 nëntor 2025. Kjo ngjarje ekstreme e motit ka sjellë prurje uji të paprecedenta në të dy rezervuarët.
Midis datave 19 dhe 22 nëntor, prurjet mesatare në kaskadën e lumit Devoll kanë qenë mbi 500 m3/s, me prurje maksimale orare që kanë shkuar mbi 1,500 m3/s.
Aktualisht kryhen shkarkime të kontrolluara të ujit, brenda parametrave të operimit normal. Shkarkimet kryhen në përputhje me rregulloret teknike të digave të Banjës dhe Moglicës. Shkarkimet kanë qenë shumë herë më të ulëta se prurjet në rezervuare dhe kanë kontribuar në reduktimin e nivelit të rrezikut për përmbytje në rrjedhën e poshtme të rezervuarit të Banjës.
Gjatë periudhës nga 26 deri më 28 nëntor, parashikohen reshje shtesë në pellgun ujëmbledhës të lumit Devoll. DHP vazhdon monitorimin në kohë reale të niveleve të rezervuarëve dhe prurjeve.
DHP është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe po menaxhon situatën në zhvillim në koordinim të ngushtë me to.
Për informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni info.albania@statkraft.com