Global icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Devoll Hydropower Sh.A. informon rreth menaxhimit të prurjeve të larta të ujit në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës, në luginën e lumit Devoll

15 jan, 2026

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) operon hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, në Kaskadën e Lumit Devoll.

15 Janar 2026 — Tiranë, Shqipëri: Gjatë periudhës 6–15 janar, pellgu ujëmbledhës i lumit Devoll është prekur nga reshje të dendura dhe të zgjatura shiu, dëbore dhe shkrirje të dëborës, ndjeshëm mbi parashikimet meteorologjike dhe mbi mesataret historike mujore. Si rezultat, rezervuarët e Banjës dhe Moglicës regjistruan prurje shumë të larta që tejkaluan 900 m³/s. Prurjet vazhduan në nivele të larta për rreth një javë, duke kapërcyer vëllimin e zakonshëm të prurjeve për të gjithë muajin janar vetëm brenda katër ditësh. Nivelet e rezervuarëve u ndikuan ndjeshëm në një kohë të shkurtër për shkak të shkallës dhe shtrirjes së fenomenit meteorologjik, i cili preku ndjeshëm edhe lumenjtë e tjerë në pellgun e lumit Seman dhe vendin.

Pasi rezervuari i Banjës arriti nivelin më të lartë rregullator të ujit prej 175 metra mbi nivelin e detit, DHP nisi shkarkimet e kontrolluara dhe graduale gjatë datave 9–15 janar. Shkarkimet janë menaxhuar në përputhje me rregulloret teknike të digave në situata të tilla dhe kanë qenë ndjeshëm më të ulëta se prurjet në rezervuarë, sidomos gjatë fazës së parë të situatës meteorologjike. Shkarkimet e kontrolluara u kryen gradualisht dhe në mënyrë transparente. Këto shkarkime përbënin vetëm një pjesë të prurjes së përgjithshme të lumit Seman dhe ishin shumë më të ulëta sesa prurjet që hynin në rezervuarë.

Gjatë gjithë situatës, strukturat e digave, sistemet e monitorimit dhe procedurat e inspektimit — përfshirë sensorët e automatizuar, matjet manuale dhe inspektimet me dron — konfirmuan integritetin dhe sigurinë e plotë strukturore të digave të Banjës dhe Moglicës.

DHP gjithashtu ishte në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet kombëtare dhe lokale duke filluar nga data 6 janar, përpara nisjes së shkarkimeve, dhe ka publikuar njoftime publike të përditësuara që nga data 8 janar përmes kanalit të saj në rrjete sociale dhe faqes zyrtare të internetit.

Më 15 janar, niveli i rezervuarit të Banjës u rikthye nën nivelin më të lartë rregullator dhe shkarkimet e kontrolluara u ndërprenë.

DHP thekson se rezervuarët e hidrocentraleve në pellgun e Devollit ulin rrezikun e përmbytjeve, dhe nuk rrisin atë, duke mbajtur vëllime shumë të mëdha uji nga prurjet. Pellgu ujëmbledhës i Hidrocentraleve të Banjës dhe Moglicës përbën rreth 50% të sipërfaqes së pellgut të Semanit, duke kontribuar në uljen e rrezikut të përmbytjeve gjatë situatave të motit ekstrem. Në momentin kur u raportuan përmbytjet e para në rrjedhën e poshtme më 7 janar, shkarkimet e kontrolluara nga rezervuari i Banjës nuk kishin filluar. Është e rëndësishme për DHP ta theksojë këtë, duke pasur parasysh informacionet e pavërteta të qarkulluara në rrjetet sociale.

Ndryshimet klimatike tashmë po tregojnë efektet e tyre në motin dhe si rrjedhoje dhe në hidrologjinë e Shqipërisë. Në pellgun e Devollit, gjatë vitit 2025 kemi përjetuar thatësira të gjata, zjarre në pyje dhe zona të banuara, dhe reshje shumë të dendura në periudha të shkurtra. Në këto kushte në ndryshim, rezervuarët e hidrocentraleve bëhen edhe më të rëndësishëm në uljen e rrezikut të përmbytjeve në rrjedhën e poshtme, përveç ruajtjes dhe lëshimit të ujit gjatë periudhave të thata. Hidrocentralet nuk prodhojnë vetëm energji të rinovueshme — por shërbejnë  edhe si mekanizëm për reduktimin e rrezikut nga përmbytjet. DHP e vlerëson bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me autoritetet gjatë kësaj situate.” — tha Rigela Gegprifti, Drejtore e Statkraft në Shqipëri.

Kjo situatë ekstreme e motit ndodhi brenda më pak se dy muaj pas një situate të ngjashme në nëntor 2025. Shkarkime të kontrolluara nga hidrocentrali i Banjës janë kryer edhe në vite të mëparshme në nivele të njëjta, ose të ngjashme me ato të janarit 2026, me prurje maksimale në nivele të ndryshme:

Periudha

Prurja maksimale në rezervuarët Banjë dhe Moglicë

Shkurt, Mars, Prill 2018

~ 900 m³/s

Maj 2019

~ 250 m³/s

Mars 2020

~ 200 m³/s

Shkurt 2021

~ 400 m³/s

Nëntor, Dhjetor 2025

~ 1,500 m³/s

Janar 2026

~ 900 m³/s

 

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
Devoll Hydropower Sh.A.
Email: info.albania@statkraft.com
Website: www.statkraft.al