
Informacion rreth menaxhimit të prurjeve të larta të ujit në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës, në luginën e lumit Devoll
Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) operon hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, në Kaskadën e Lumit Devoll.
10.01.2026, 09:00
DHP po menaxhon me kujdes situatën e krijuar nga prurjet e larta në ujëmbledhësin e Lumit Devoll pas reshjeve të dendura që kanë prekur Shqipërinë e më gjerë.
Pas disa ditëve me prurje të larta, prurjet maksimale në kaskadën e lumit Devoll kanë shkuar deri mbi 900 m3/s. Prurjet mesatare në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës në datat 7-8-9.01.2026 kanë qenë rreth 600 m3/s, ndërsa prurjet aktuale janë mbi 800 m3/s. Sipas parashikimeve hidro-meteorologjike, pritet që prurjet të vazhdojnë të jenë të larta edhe në vijim.
Për menaxhimin e sigurt të prurjeve të larta, aktualisht:
- Vazhdojnë lëshime të kontrolluara të ujit nga rezervuari i Moglicës, brenda parametrave të operimit normal, në nivel rreth 150 m3/s.
- Vazhdojnë lëshime të kontrolluara të ujit nga rezervuari i Banjës, brenda parametrave të operimit normal, në nivel rreth 290 m3/s.
Lëshimet e kontrolluara kryhen në përputhje me rregulloret e operimit të Digës së Banjës dhe Moglicës. Hidrocentralet e Moglicës dhe Banjës janë duke prodhuar hidroenergji me kapacitet të plotë.
DHP vazhdon monitorimin në kohë reale të niveleve të rezervuarëve dhe prurjeve, si dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse për menaxhimin e situatës në zhvillim, në koordinim të ngushtë me to.
Për informacione mund të kontaktoni me email në adresën: info.albania@statkraft.com