
Informacion rreth menaxhimit të prurjeve të larta të ujit në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës, në luginën e lumit Devoll
Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) operon hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, në Kaskadën e Lumit Devoll.
14.01.2026, 14:00
DHP po menaxhon me kujdes situatën e krijuar nga prurjet e larta në ujëmbledhësin e Lumit Devoll pas reshjeve të dendura që kanë prekur Shqipërinë e më gjerë.
Pas disa ditëve me prurje të larta, prurjet maksimale në kaskadën e lumit Devoll kanë shkuar deri mbi 900 m3/s. Prurjet mesatare në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës në datat 7-11.01.2026 kanë qenë rreth 600 m3/s, ndërsa prurjet aktuale janë rreth 200 m3/s.
Për menaxhimin e sigurt të prurjeve të larta, aktualisht:
- Nuk kryhen lëshime të kontrolluara të ujit nga shkarkuesi i digës së Moglicës.
- Vazhdojnë lëshime të kontrolluara të ujit nga shkarkuesi i digës së Banjës, brenda parametrave të operimit normal, në nivel rreth 50 m3/s.
Lëshimet e kontrolluara kryhen në përputhje me rregulloret e operimit të Digës së Banjës dhe Moglicës. Operimet vazhdojnë normalisht në hidrocentralet e Moglicës dhe Banjës.
DHP vazhdon monitorimin në kohë reale të niveleve të rezervuarëve dhe prurjeve, si dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse për menaxhimin e situatës në zhvillim, në koordinim të ngushtë me to.
Për informacione mund të kontaktoni me email në adresën: info.albania@statkraft.com