
Informacion rreth menaxhimit të prurjeve të larta të ujit në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës, në luginën e lumit Devoll
Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) operon hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, në Kaskadën e Lumit Devoll.
15.01.2026, 09:00
DHP po menaxhon me kujdes situatën e krijuar nga prurjet e larta në ujëmbledhësin e Lumit Devoll pas reshjeve të dendura që kanë prekur Shqipërinë e më gjerë.
Për menaxhimin e sigurt të prurjeve të larta, aktualisht:
- Nuk kryhen lëshimet e kontrolluara të ujit nga shkarkuesi i digës së Moglicës.
- Nuk kryhen lëshime të kontrolluara të ujit nga shkarkuesi i digës së Banjës.
Operimet vazhdojnë normalisht në hidrocentralet e Moglicës dhe Banjës. DHP vazhdon monitorimin në kohë reale të niveleve të rezervuarëve dhe prurjeve.
Për informacione mund të kontaktoni me email në adresën: info.albania@statkraft.com