
Informacion rreth menaxhimit të prurjeve të ujit në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës, në luginën e lumit Devoll
Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) operon hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, në Kaskadën e Lumit Devoll.
05.02.2026, 21:00
Bazuar në parashikimet hidro-meteorologjike për ditët në vijim, në pellgun ujëmbledhës të lumit Devoll, priten shtime të prurjeve të ujit në rezervuarët e Banjës dhe të Moglicës.
Ne kuadër te operimit normal dhe sipas procedurave standarde:
- Kanë filluar shkarkime të kontrolluara të ujit nga shkarkuesi i digës së Banjës, me rreth 50 m3/s.
Shkarkimet e kontrolluara kryhen në përputhje me rregulloren e operimit të Digës së Banjës. Hidrocentrali i Banjës është duke prodhuar hidroenergji me kapacitet të plotë.
DHP monitoron në kohë reale nivelet e rezervuarëve dhe prurjeve.
Për informacione mund të kontaktoni me email në adresën: info.albania@statkraft.com