
Informacion rreth menaxhimit të prurjeve të ujit në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës, në luginën e lumit Devoll
Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) operon hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, në Kaskadën e Lumit Devoll.
17.02.2026, 10:00
DHP po vijon monitorimin dhe menaxhimin e prurjeve në ujëmbledhësin e Lumit Devoll pas reshjeve të dendura që kanë prekur vendin. Prurjet aktuale në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës janë mbi 400 m3/s.
Në kuadër të operimit normal gjatë situatave me prurje të rritura dhe sipas procedurave standarde vijojnë shkarkime të kontrolluara të ujit nga shkarkuesi i digës së Banjës, me rreth 100 m3/s, të kryera sipas Rregullores së Operimit të Digës. Prodhimi i energjisë hidroelektrike po vijon me kapacitet të plotë.
DHP vazhdon monitorimin në kohë reale të niveleve të rezervuarëve dhe prurjeve, si dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse.
Për informacione mund të kontaktoni me email në adresën: info.albania@statkraft.com