Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Hidrocentrali me sistemin e rezervës së pompuar RP Moglica Shtesë

Statkraft po zhvillon një hidrocentral të madh me sistemin e rezervës së pompuar. RP Moglica Shtesë është pjesë e Koncesionit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.

Hidrocentrali me sistemin e rezervës së pompuar “RP Moglica Shtesë”

HEC Moglicë i ndërtuar nga Statkraft është hidrocentrali më i madh privat në Shqipëri me kapacitet të instaluar prej 197 MW. HEC Moglicë ka një rezervuar me vëllim rreth 380 milion m3 dhe ka potencial për të zhvilluar një hidrocentral të madh me sistemin e rezervës së pompuar - RP Moglica Shtesë. 

RP Moglica Shtesë është një nga centralet e Kontratës së Koncesionit që Statkraft ka me Qeverinë e Shqipërisë, nga e cila dy hidrocentrale (Banja dhe Moglica) janë ndërtuar dhe janë në operim nga viti 2016 dhe 2020, përgjatë lumit Devoll.

RP Moglica Shtesë përbëhet nga ndërtimi i një centrali të nëndheshëm, tuneleve, digës dhe një rezervuari të epërm me vëllim rreth 25 milion m3, duke përdorur rezervuarin ekzistues të HEC Moglicë si rezervuarin e poshtëm. Kapaciteti i instaluar i planifikuar për projektin është deri në 1620 MW (1200 MW +/- 35%), me sasi të mundshme të ruajtjes së energjisë prej rreth 30 GWh. 

Studimi i Fizibilitetit është konkluduar bazuar në zhvillimet e pritshme në tregun e energjisë në vitin 2030 e në vijim. Centrali pozicionohet në një treg rajonal të energjisë, çka mundëson një mjedis biznesi të parashikueshëm e të drejtë si në vend ashtu edhe në rajon. Në këtë formë garantohet konkurrenca afatgjatë me akses të barabartë në produktet e energjisë dhe oportunitete për kontraktime për investitorët në Shqipëri dhe rajon.

Zhvillimi i projektit lidhet ngushtë me ecurinë në disa fushave kyçe në Shqipëri dhe rajon, siç janë zhvillimi në të ardhmen i tregut të energjisë dhe nevojat për balancim, zbatimi i Paketës së Integrimit të Energjisë Elektrike, objektivat dhe rritja e burimeve të energjisë së rinovueshme, si edhe zhvillimi i sistemit të transmetimit.

Vendimi për investimin në projekt do të bazohet në progresin e fushave kyçe dhe ekspozimin ndaj riskut tregtar në fazat e ardhshme të zhvillimit të projektit. Pas miratimit të Studimit të Fizibilitetit, Kontrata e Koncesionit njeh të drejtën e fillimit të ndërtimit të projektit jo më vonë se fundi i vitit 2033.

Mundësues i tranzicionit të gjelbër

  RP Moglica Shtesë mund të jetë një zgjidhje e gjelbër për ruajtjen e energjisë që ofron energji balancuese në një treg ku prodhimi i energjisë pritet të ketë një pjesë të madhe nga burimet e rinovueshme të energjisë me ndërprerje, si energjia diellore apo e erës. Centrali mund të përmirësojë sigurinë e furnizimit duke ofruar shërbime ndihmëse dhe të jetë një përshpejtues i tranzicionit të gjelbër në Shqipëri dhe rajon duke mundësuar futjen në treg të burimeve të reja të energjisë të rinovueshme.

VNMS në projektin RP Moglica Shtesë

Klikoni këtu për të parë më shumë informacione rreth Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social në projektin RP Moglica Shtesë

Rreth Devoll Hydropower Sh.A.

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, pjesë e Grupit Norvegjez Statkraft. Në përputhje me Kontratën e Koncesionit, DHP është përgjegjëse për ndërtimin dhe operimin e Projektit Hidroenergjetik të Devollit përgjatë lumit Devoll, në Shqipërinë Juglindore. Kontrata e Koncesionit bazohet në një model BOOT (Ndërtim-Zotërim-Operim-Transferim) dhe u nënshkrua me Qeverinë e Shqipërisë në 19.12.2008, miratuar nga Parlamenti Shqiptar përmes Ligjit Nr. 10083, datë 23.02.2009, i ndryshuar.