Njoftim: Dëgjesa Publike rreth Draft Raportit të Vlerësimit të Ndikimeve Mjedisore dhe Sociale (VNMS) të Projektit Hidroenergjetik të Devollit
Projekti Hidroenergjetik i Devollit përfshin planifikimin dhe ndërtimin e tre hidrocentraleve përgjatë Luginës së Lumit Devoll dhe linjat e nevojshme të transmisionit për lidhjen e HEC-eve me rrjetin kombëtar të energjisë:
- HEC-i Banjë, vendndodhja afërsisht 40 km në jug të Tiranës, Rrethi Elbasanit.
- HEC-i Kokël, vendndodhja afërsisht 30 km mbi Digën e Banjës, Rrethi Gramsh.
- HEC-i Moglicë, vendndodhja afërsisht 5 km mbi HEC Kokël dhe Digën Moglicë, të vendosura afërsisht 11 km në pjesën e sipërme të HEC Moglicë, në Rrethin e Korçës.
Kapaciteti i instaluar i tre HEC-eve është planifikuar të jetë rreth 280 MW.
Bazuar në legjislacionin shqiptar, ligji Nr. 8990, dt. 23.01.2003, i ndryshuar, si dhe Standartet Ndërkombëtare, është e detyrueshme kryerja e një Vlerësimi të Ndikimit Mjedisor dhe Social për projektet e mëdha në infrastrukturë.
Dëgjesat Publike për Draft-Raportin e Vlerësimit për Ndikimet Mjedisore dhe Sociale (VNMS) për Projektin Hidroenergjetik të Devollit janë planifikuar të mbahen në periudhën 12-15 Shtator 2011.
Degjesat Publike do të mbahen si më poshtë:
Data: 12 Shator 2011
Ora: 11:00
Vendi: Pallati i Kulturës “Thoma Prifti”
Adresa: Pallati i Kulturës “Thoma Prifti”, Gramsh
Data: 13 Shtator 2011
Ora: 11:00
Vendi: Pallati i Kulturës “Thoma Prifti”
Adresa: Pallati i Kulturës “Thoma Prifti”, Gramsh
Data: 15 Shator 2011
Ora: 11:00
Vendi: Moglicë
Adresa: Fshati Moglicë, Komuna Moglicë, Korçë
Përmbledhja Ekzekutive e Draft Raportit të VNMS, është përgatitur nga konsulentë te pavarur dhe është bërë publike prej datës 12 Gusht, 2011.
Raporti Final i VNMS, do të vendosë një platformë për konsultime dhe për të zhvilluar më tej, marrjen a masave zbutëse të ndikimit të këtij projekti.
Nëse ende nuk keni një kopje të Përmbledhjes Ekzekutive të Draft-Raportit të VNMS-së ose të materialeve të tjera të publikuara, ju mund të gjeni një kopje pranë adresave të mëposhtme:
- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
- Këshilli i Qarkut Elbasan, Korçë, Berat dhe Fier.
- Agjencitë Rajonale Mjedisore në Elbasan, Korçë, Berat dhe Fier
- Zyrat e Komunave ne zonën e projektit
- Kryeplaku i fshatit ne zonat e projektit
- Qendra e DHP-së për Informimin e Publikut, Gramsh
- Zyrat e DHP-së:
- Tiranë
- Gramsh
- Faqja e internetit e DHP-së: www.devollhydropower.al
- Faqja e internetit e METE-s: www.mete.gov.al
Adresa dhe kontaktet e DHP-së:
Devoll Hydropower Sh.A.
ABA Business Centre Zyra Nr.. 1204
Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë
Tel: +355 (0) 4 450 1 450
E-mail: info@devollhydropower.al
Web: www.devollhydropower.al
Draft-Raporti i VNMS-së dhe informacioni i paraqitur në Debatin Publik është përgatitur nga kompania konsulente e pavarur Norconsult.
Adresa dhe kontaktet:
Norconsult AS
Vestfjordgaten 4
1338 Sandvika
Norvegji
Web: www.norconsult.com