Fillon ndërtimi i rrugëve lidhëse për fshatrat e prekur në zonën e HEC Moglicë
Në janar 2018 ka filluar ndërtimi i rrugëve lidhëse për rivendosjen e aksesit të humbur në fshatrat e prekur nga krijimi i rezervuarit të HEC Moglicë.
Ndërtimi filloi pas një viti intensiv planifikimi dhe bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Statkraft dhe Bashkisë Maliq.
Ky projekt përfshiu ndërtimin e dy segmenteve të rrugëve rurale:
- Segmenti i Rrugës Rurale 2A – Rruga Nacionale Gramsh – Maliq – Fshati Peshtan – Fshati Kodras (Pulaha Lart) – Rreth 7.4 Km
- Segmenti i Rrugës Rurale 2B – Rruga Nacionale Gramsh – Maliq – Fshati Gjinikas – Rreth 4.2 Km
Ky projekt zbatohet në kuadër të procesit të Infrastrukturës Zëvendësuese dhe programit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social të Statkraft në mbështetje të komuniteteve të prekura nga zbatimi i HEC Moglicë.
Ndërtimi i këtyre segmenteve rrugore planifikohet të përfundojë brenda vitit 2018, përpara fillimit të krijimit të rezervuarit të HEC Moglicë.