Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Ministria e Mjedisit, Bashkia Gramsh dhe Statkraft mbjellim pemë në Gramsh

21 mar, 2018

Në kuadër të Programit të Pyllëzimeve për Projektin Hidroenergjetik të Devollit, Ministri i Mjedisit, Kryetarja e Bashkisë Gramsh dhe Drejtori i Statkraft për Shqipërinë mbollën pemë në ambientet e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Përdorura Gramsh.

Zbatimi i Projektit Hidroenergjetik të Devollit ka ndikuar pyje ekzistuese në zonën e projektit. Për zbutjen e këtij ndikimi, si pjesë e detyrimeve të Kontratës së Koncesionit Statkraft po zbaton një program intensiv Pyllëzimi. Ky program përfshin pyllëzimin e mëse 800 Ha pyjesh të reja në zonën e projektit.

Nëpërmjet programit të Pyllëzimeve në zonën e HEC Banjë janë pyllëzuar më shumë se 270 Ha. Gjithashtu më shumë se 540 Ha janë duke u pyllëzuar në zonën e HEC Moglicë.

Në kuadër të këtij aktiviteti, pranë ambienteve të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Përdorura Gramsh u mbollën pemë nga Ministria e Mjedisit, Bashkia Gramsh dhe Statkraft për të shënuar afrimin e përmbylljes së zbatimit të këtij programi në zonën e HEC Banjë.

Edhe Impianti i Trajtimit të Ujërave të Përdorura Gramsh është ndërtuar në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit. Ndërtimi i kësaj infrastrukture mjedisore është mbështetur nga Statkraft me një investim prej rreth 1 milion Euro nga programi i saj i Menaxhimit Mjedisor dhe Social në mbështetje të Bashkisë Gramsh. Kjo infrastrukturë u ndërtua me qëllim për të përmirësuar cilësinë e ujit në rezervuarin e Banjës, duke marrë në konsideratë faktin që përpara ndërtimit të kësaj infrastrukture ujërat e përdorura të qytetit të Gramshit shkarkohenshin direkt në Lumin e Devollit.