Shtëpitë Zëvendësuese për ndikimet nga HEC Moglicë përfundohen dhe u dorëzohen familjeve të prekura nga projekti
Në gusht 2018 përfundoi zhvendosja e 21 familjeve të prekura nga projekti i HEC Moglicë në Shtëpitë Zëvendësuese që u ndërtuan në Maliq.
Pas vitesh me konsultime me Familjet e Prekura nga Projekti (FPP) dhe tejkalimi i sfidave institucionale për alokimin e truallit të nevojshëm, ndërtimi i Shtëpive Zëvendësuese të reja përfundoi në korrik dhe FPP-të u zhvendosën menjëherë në shtëpitë zëvendësuese.
Në inaugurimin dhe dorëzimin e shtëpive zëvendësuese pranë FPP-ve ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë i cili i dorëzoi çelësat një prej familjeve.
Ndërtimi i Shtëpive Zëvendësuese për FPP-të u realizua në kuadër të programit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social për zbutjen e ndikimeve të Projektit Hidrenergjetik të Devollit.