Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Statkraft përzgjedh kompaninë norvegjeze Ocean Sun për sjelljen e paneleve diellore lundruese në Shqipëri

12 mar, 2019

Statkraft Albania ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë norvegjeze të zhvillimit të teknologjisë së paneleve diellore lundruese Ocean Sun AS, për lëvrimin e paneleve me një kapacitet maksimal prej 2 MW në rezervuarin e hidrocentralit të Banjës në Shqipëri.

Projekti konsiston në 4 njësi lundruese prej 0.5 MW secila, me një kosto totale investimi prej 2.3 milion eurosh.

Kjo është kontrata e parë e madhe tregtare për teknologjinë diellore lundruese nga Ocean Sun. Projekti do të demonstrojë zbatimin e një teknologjie që është zhvilluar mbi bazën e kompetencave norvegjeze të FV diellore dhe industrisë detare.

Testimi i teknologjive të reja për panele diellore lundruese përputhet mirë me Strategjinë e Statkraft-it në rritjen e portofolit të gjenerimit të energjisë nga uji, era dhe dielli. Nëse kjo teknologji do të rezultojë e suksesshme, si dhe me potencial për të qenë konkurruese nga perspektiva e kostove të projektit, atëherë do të vlerësohet një shtrirje më e gjerë e kësaj teknologjie të re, në vendndodhje të tjera të Statkraft-it”, thotë Christian Rynning-Tønnesen, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Statkraft A.S.

Në Dhjetor 2018, Statkraft Albania përftoi autorizimin paraprak nga Qeveria e Shqipërisë për zbatimin e projektit me panele diellore lundruese në rezervuarin e Banjës, me tarifa fikse (feed-in-tariff). Pas marrjes së miratimeve rregullatore përfundimtare, parashikohet që projekti të ndërtohet gjatë periudhës 2019/2020.

Rreth Ocean Sun

Ocean Sun ka filluar në vitin 2016 me zhvillimin dhe tregtimin e një shpikjeje për gjenerimin e energjisë nga panele diellore lundruese. Metoda e instalimit të paneleve diellore në membrana lundruese mundëson një kosto të ulët dhe performancë të lartë nga ftohja direkte me përcjellje në ujë. Sistemi ka qëndrueshmëri të mirë ujore dhe i reziston erërave të forta. Ocean Sun është themeluar nga Børge Bjørneklett, Øyvind Rohn dhe Arnt Emil Ingulstad. Kompania ka marrë grante nga Innovation Norway dhe nga Këshilli Kërkimor Norvegjez.