Njoftim: Devoll Hydropower Sh.A. shpall ankand për shitje të automjeteve të përdorura
Devoll Hydropower Sh.A. njofton ankand për shitjen e 22 automjeteve të përdorura.
Lista e mjeteve:
Kushtet për ofertat:
- Ofertat nën vlerën e referencës nuk do të pranohen
- Çmimi duhet të jepet në Lekë
- Oferta duhet të specifikohet për çdo artikull (jo lump sum / çmim total) duke specifikuar numrin e asetit për të cilin ofertoni.
Devoll Hydropower Sh.A. nuk jep asnjë garanci për artikujt që blini. Ato do të shiten në gjendjen ekzistuese. Artikujt nuk mund të kthehen apo të rimbursohen.
Ofertuesit mund të jenë persona fizikë apo juridik privatë (jo institucione shtetërore).
Vizitë:
- Të interesuarit mund të shohin makinat në zyrat e Devoll Hydropower Sh.A. pranë HEC Banjë (adresa: fshati Shtëpanj, Nj.A. Gostimë, Bashkia Cërrik, Elbasan) në datat 2 dhe 3 Shtator nga ora 10.00 – 13.00
Vlerësimi:
- Vlerësimi do të bëhet në bazë të çmimit më të lartë për secilin produkt
Dorëzimi i ofertave:
Ofertat duhet të dorëzohen të mbyllura në zarf deri më datë: 8 Shtator 2021; ora 12:00 në adresën më poshtë:
Devoll Hydropower Sh.A.
ABA Business Centre, Zyra nr. 1206
Rr. ‘’Papa Gjon Pali II’’
Tiranë, Shqipëri
Attn: Procurement
Në zarf saktësoni të dhënat tuaja dhe shënimin “Ankandi i Makinave”.