Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Statkraft fillon zbatimin e fazës së dytë të Impiantit Fotovoltaik Lundrues të Banjës

14 korr, 2022

Pas rifillimit të operimeve tregtare të njësisë së parë të Impiantit Fotovoltaik Lundrues të Banjës në prill 2022, Statkraft ka nisur zbatimin e fazës së dytë të projektit.

Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës është një projekt inovativ kërkim-zhvillimi i zbatuar nga Statkraft. Projekti ndodhet në rezervuarin e Banjës, ku Statkraft operon Hidrocentralin e Banjës me kapacitet të instaluar 72 MW.

Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës do të përbëhet nga katër njësi lundruese kur të përfundojë, me kapacitet total të instaluar të planifikuar prej 2 MWp. Çdo njësi përbëhet kryesisht nga një unazë plastike dhe një membranë e hollë lundruese mbi të cilën instalohen rreth 1500 panele fotovoltaike. Secila njësi ka një kapacitet të instaluar prej rreth 0.5 MWp.

Njësia e parë e impiantit është në operim nga prilli 2022. Njësia po prodhon energji të rinovueshme dhe ajo po futet në rrjetin shqiptar të energjisë.

Statkraft ka filluar tashmë fazën e dytë të zbatimit të projektit me prodhimin, asemblimin dhe instalimin e tre njësive të tjera. Zbatimi i kësaj faze planifikohet të përfundohet brenda vitit 2022.

Projekti zbatohet nga kompania Statkraft Renewables Albania Sh.p.k, kompani e grupit Statkraft.

Statkraft është kompani lider në hidroenergji në rang ndërkombëtar dhe prodhuesi më i madh i energjive të rinovueshme në Europë. Grupi prodhon energji nga uji, era, dielli, gazi dhe furnizon edhe ngrohje qendrore. Statkraft është kompani globale në operimet e tregut të energjisë. Statkraft ka 4,800 të punësuar në 19 vende.