Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Statkraft do të vlerësojë mundësinë e zhvillimit të një hidrocentrali me sistemin e rezervës së pompimit në Shqipëri

19 sht, 2023

Në vijim të ndërtimit të Hidrocentralit të Moglicës dhe fillimit të operimeve tregtare në Hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës në luginën e Lumit Devoll në Shqipëri, Statkraft po vlerëson mundësinë e optimizimit të mëtejshëm të burimeve hidrologjike në Hidrocentralin e Moglicës.

Hidrocentrali i Moglicës ka filluar operimet tregtare në mesin e vitit 2020 dhe është Hidrocentrali më i madh privat në Shqipëri, me prodhimin e afërsisht 450 GWh të energjisë së rinovueshme në vit. Rezervuari i Moglicës me kapacitet prej rreth 380 milionë m3 ujë ndodhet në një zonë që konsiderohet me potencial të mirë për vlerësimin e zhvillimit të një Hidrocentrali me sistemin e rezervës së pompimit me kapacitet të lartë, si shtesë e rezervuarit ekzistues.

Bazuar në këtë mundësi, Statkraft ka nisur vlerësimin e këtij koncepti, bazuar në kontratën e koncesionit me autoritetet shqiptare. Koncepti bazohet në përdorimin e rezervuarit të Moglicës si rezervuar i poshtëm, ndërtimin e një centrali të ri nëntokësor dhe një rezervuar të ri të epërm në afërsi të rezervuarit ekzistues.

Ky zhvillim mund të ofrojë një zgjidhje të përballueshme dhe në harmoni me mjedisin për nevojat në rritje të balancimit të energjisë në rajon, dhe të jetë mundësues për rritjen e pritur të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme me ndërprerje gjatë dekadës në vijim. Zhvillimi i një hidrocentrali të tillë me sistemin e rezervës së pompimit është i lidhur ngushtë me fizibilitetin e tij të mundshëm, veçanërisht lidhur me zhvillimet e ardhshme të tregut të energjisë elektrike në vend dhe rajon, së bashku me kapacitetet e nevojshme për transmetimin e energjisë.

Bazuar në vlerësimin paraprak të zhvillimeve të mundshme në të ardhmen në luginën e Lumit Devoll, Statkraft ka ndjekur një proces me autoritetet shqiptare rreth amendimit të kontratës së koncesionit për të reflektuar të drejtat dhe detyrimet për vlerësimin e mëtejshëm të mundësive të zhvillimit dhe optimizimit. Procesi pritet të vijohet me hyrjen në fuqi të ndryshimit të koncesionit, duke i mundësuar Statkraft të fillojë studimin e fizibilitetit për këtë projekt të ri të mundshëm.

Koncepti është të vlerësohet një hidrocentral me sistemin e rezervës së pompimit me kapacitet afërsisht 1200 MW (+/- 35%) në rrjedhën e sipërme të hidrocentralit të Moglicës. Faza e fizibilitetit pritet të përfundohet në vitin 2024, çka do të mundësonte vlerësimin për vendimin e investimit. Në rast të vendimit për investimin pozitiv, faza e zbatimit mund të nisë në 2025 dhe operimet tregtare në 2030.

Vizioni i Statkraft për të rinovuar energjinë që fuqizon botën është në përputhje me vizionin e Shqipërisë dhe rajonit për zhvillimin e mëtejshmen të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Ne besojmë se kjo zgjidhje në shkallë të gjerë mund të japë një kontribut të konsiderueshëm në arritjen e ambicieve rreth energjisë së rinovueshme të vendit dhe rajonit.

 

Rreth Devoll Hydropower Sh.A.:

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, pjesë e Grupit Norvegjez Statkraft. Në përputhje me një Marrëveshje Koncesioni me Qeverinë Shqiptare, Ligji Nr. 10083, datë 23.02.2009, i ndryshuar, DHP është përgjegjëse për ndërtimin dhe operimin e Projektit Hidroenergjetik të Devollit përgjatë lumit Devoll, në Shqipërinë Juglindore.