Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Statkraft përfundon ndërtimin e Impiantit të parë fotovoltaik lundrues në Shqipëri

09 mar, 2023

Pas përfundimit me sukses të fazës së zbatimit, Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës ka filluar operimet tregtare. Impianti po prodhon energji të rinovueshme dhe ajo po futet në rrjetin shqiptar të energjisë.

Impianti ndodhet në rezervuarin e Banjës, ku Statkraft operon Hidrocentralin e Banjës, i cili ka kapacitet të instaluar 72 MW. Investimi i Statkraft në Impiantin Fotovoltaik Lundrues i Banjës është një projekt inovativ kërkim-zhvillimi me kapacitet të instaluar prej 2 MWp dhe prodhim të planifikuar vjetor prej rreth 2.6 GWh.

Energjia diellore lundruese përfshin instalimin e paneleve fotovoltaike mbi një trup ujor, si liqen apo det, apo në një rezervuar hidrocentrali, siç është rasti i këtij projekti. Impianti përbëhet nga katër njësi lundruese individuale dhe secila njësi ka një sipërfaqe prej rreth 4,000 m2 dhe ka mbi 1,500 panele fotovoltaike. 

Kjo teknologji fotovoltaike lundruese është zhvilluar nga shoqëria norvegjeze Ocean Sun dhe është zbatuar me shoqërinë shqiptare Doko. Përveç prodhimit të energjisë së rinovueshme, ky projekt kërkim-zhvillimi do të shërbejë edhe si bazë për të mësuar dhe vlerësuar përftimet e mundshme të kësaj teknologjie.  

Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës

Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës

Statkraft beson fort se e ardhmja e energjisë do të bazohet në energjitë e rinovueshme. Kemi përfunduar fazën e zbatimit të Impiantit Fotovoltaik Lundrues të Banjës, projekt inovativ kërkim-zhvillimi që mund të kontribuojë në zhvillimin e energjive të rinovueshme. Bazuar në potencialin e energjive të rinovueshme në Shqipëri besojmë se vendi mund të luajë një rol kyç si nyje e energjisë së rinovueshme në rajon.” tha Simen Bræin, Zv. President i Statkraft për Europën.

Përfundimi i fazës së zbatimit të këtij projekti kërkim-zhvillimi përbën një tjetër arritje për Statkraft në Shqipëri. Ky projekt është zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare. Statkraft është investitori më i madh privat në Shqipëri në energjinë e rinovueshme me hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës dhe aktualisht po shohim mundësitë për t’i optimizuar më tej këto asete të energjisë së rinovueshme.” tha Rigela Gegprifti, Drejtore e Përgjithshme e Statkraft në Shqipëri. 

Statkraft është e pranishme në Shqipëri nga viti 2007. Shqipëria është nga vendet me përqindje më të lartë të prodhimit të energjisë së rinovueshme në Evropën Juglindore. Hidroenergjia përbën pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë në Shqipëri, me rreth 95% të kapacitetit te instaluar. Veç kësaj, Shqipëria është nder vendet e para në Europë për numrin e orëve me diell në vit, që paraqet një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e energjisë diellore dhe përshtatet më së miri me kapacitetin ekzistues të hidroenergjisë.