Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Vend i lirë pune: Menaxher i Mirëmbajtjes - Devoll Hydropower Sh.A.

04 korr, 2025

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, pjesë e Grupit Norvegjez Statkraft. Në përputhje me një Marrëveshje Koncesioni, DHP është përgjegjëse për ndërtimin dhe operimin e Projektit Hidroenergjetik të Devollit përgjatë lumit Devoll, në Shqipërinë Juglindore.

Pozicioni i Menaxherit të Mirëmbajtjes është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e Njësisë së Mirëmbajtjes për të mirëmbajtur në mënyrë efikase dhe për të ndihmuar në funksionimin e Hidrocentraleve të Statkraft në Shqipëri. Ai raporton tek Drejtori i Operimeve.

Roli juaj: 

Fushat e përgjegjësisë do të përfshijnë, por pa kufizim, sa më poshtë:

  • Fokus i lartë te Shëndeti, Siguria, Mbrojtja dhe Mjedisi.
  • Ndarje njohurish dhe punë në ekip.
  • Motivimi dhe udhëheqja e njësisë së mirëmbajtjes.
  • Mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e impianteve në funksionim.
  • Dhënien e kontributit me njohuri relevante në terren në zhvillimin e projekteve të reja të mundshme në Statkraft.
  • Menaxhim me kosto efektive.
  • Mbështetje dhe zbatim procedurash për perspektivën e mirëmbajtjes.
  • Ndërlidhje me grupet e interesit statutore, jo-statutore dhe partnerët.
  • Mbikëqyrje e zhvillimit të specifikimeve dhe konfigurimeve teknike.
  • Përgjegjës për menaxhimin e riskut dhe raportimin për departamentin e mirëmbajtjes.
  • Te kryeje detyra te tjera shtese, siç do te kërkohet nga menaxheri i drejtpërdrejtë  

Profili juaj:

  • Të ketë diplomë universitare në inxhinieri mekanike ose elektrike
  • Përvojë menaxhimi në role të ngjashme
  • Njohuri të forta inxhinierike dhe përvojë në punën me sistemet  hidroenergjetike dhe fotovoltaike dhe zotërim i licencave të kërkuara.
  • Të ketë njohuri mbi komponentet e sistemit dhe projektimit për hidrocentralet dhe centralet fotovoltaike.
  • Të jetë një model për punonjësit e tjerë
  • Të jetë i orientuar drejt punës, të ketë aftesi te forta negociuese, udheheqese, komunikuese dhe raportuese.
  • Aftësi për të operuar/punuar me sistemet e menaxhimit të centraleve elektrike (SAP)
  • Njohuritë e thella të gjuhës shqipe dhe angleze jane kusht.
  • Të ketë leje për drejtimin e automjetit
  • Integritet të lartë


Data e fillimit: Sa më shpejt që të jetë e mundur

Afati i aplikimit: 17.07.2025

Vendndodhja: Zyrat e DHP-së në Banje, Fshati Shtepanj, Nj.A Gostimë, Bashkia Cërrik, Elbasan.

Devoll Hydropower ofron:  

  • Zhvillim profesional dhe personal në një kompani në rritje të vazhdueshme. 

  • Një mjedis pune pozitiv të karakterizuar nga ekspertiza, përgjegjshmëria dhe novacioni. 

  • Një vend pune të larmishëm për sa i përket gjinisë, moshës dhe prejardhjes kulturore 

  • Kushte punësimi konkurruese dhe skema të shkëlqyera përfitimesh

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar që të paraqesin CV-të e tyre brenda datës 17.07.2025, në adresën e email-it d.marko@pendlpiswanger.com, duke përdorur kodin e referencës 104/837.