Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Vend i lirë pune: Teknik Elektrik - Devoll Hydropower Sh.A.

17 qer, 2025

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, pjesë e Grupit Norvegjez Statkraft. Në përputhje me një Marrëveshje Koncesioni, DHP është përgjegjëse për ndërtimin dhe operimin e Projektit Hidroenergjetik të Devollit përgjatë lumit Devoll, në Shqipërinë Juglindore.

Pozicioni Teknik Elektrik për operimin dhe mirëmbajtjen e hidrocentraleve të Statkraft në lumin Devoll, do të jetë pjesë e një ekipi profesional përgjegjës për menaxhimin e punimeve elektrike së HEC-eve të Banjës dhe Moglicës. Ai i raporton tek Menaxheri i Mirëmbajtjes.  

Roli juaj: 

Fushat e përgjegjësisë do të përfshijnë, por pa kufizim, sa më poshtë:

  • Kryerja e inspektimeve në terren në përputhje me skedulin e kontrolleve dhe përgatitja e informacionit përmbledhës për konstatimet/gjetjet
  • Kryerjen e kontrolleve dhe të mirëmbajtjes së rregullt të pajisjeve dhe sistemeve sipas zbulimeve të defekteve në sistemin e mirëmbajtjes
  • Përgatitja e raportimeve dhe analizimeve të proceseve të kryera të mirëmbajtjes
  • Pjesëmarrjen në aktivitetet e pastrimit të makinerive dhe pajisjeve
  • Të qenit një përdorues i pavarur i sistemit të mirëmbajtjes në SAP 
  • Dhënien e kontributit aktiv për sigurinë në vendin e punës dhe në ndjekjen e rregullave të kompanisë për çështjet e shëndetit, sigurisë dhe mjedisit
  • Të inspiroje dhe të synojë përmirësim të vazhdueshëm 
  • Të kryejë detyra të tjera shtesë, siç do të kërkohet nga menaxheri i drejtpërdrejtë

Profili juaj:

  • Të ketë arsim teknik, kualifikime universitare / pasuniversitare ose ekuivalente si teknik për punime elektrike
  • Të ketë 3 vjet përvojë pune të ngjashme
  • Eksperience të mëparshme në industrinë e energjisë elektrike
  • Eksperience  në pajisje me tension të ulët/mesëm/të lartë – instalim, mirëmbajtje dhe operim
  • Të ketë certifikata/trajnime relevante në lidhje me operimet e hidrocentraleve në Shqipëri për operimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve me voltazh të lartë (sipas kategorive të kërkuara nga ligjet shqiptare)
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës shqipe, në të shkruar dhe në të folur
  • Të ketë njohuri bazë të gjuhës angleze dhe vullnet për të përmirësuar aftësitë gjuhësore
  • Të ketë personalitet organizativ dhe të orientuar drejt punës
  • Të ketë leje për drejtimin e automjetit
  • Integritet të lartë


Data e fillimit: Sa më shpejt që të jetë e mundur

Afati i aplikimit: 01.07.2025

Vendndodhja: Zyrat e DHP-së në Banje, Fshati Shtepanj, Nj.A Gostimë, Bashkia Cërrik, Elbasan.

Devoll Hydropower ofron:  

  • Zhvillim profesional dhe personal në një kompani në rritje të vazhdueshme. 

  • Një mjedis pune pozitiv të karakterizuar nga ekspertiza, përgjegjshmëria dhe novacioni. 

  • Një vend pune të larmishëm për sa i përket gjinisë, moshës dhe prejardhjes kulturore 

  • Kushte punësimi konkurruese dhe skema të shkëlqyera përfitimesh

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar që të paraqesin CV-të e tyre brenda datës 01.07.2025, në adresën e email-it d.marko@pendlpiswanger.com, duke përdorur kodin e referencës 104/836.