
Vend i lirë pune: Inxhinier i HSSE dhe Cilësisë - Devoll Hydropower Sh.A.
Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, pjesë e Grupit Norvegjez Statkraft. Në përputhje me një Marrëveshje Koncesioni, DHP është përgjegjëse për ndërtimin dhe operimin e Projektit Hidroenergjetik të Devollit përgjatë lumit Devoll, në Shqipërinë Juglindore.
Qëllimi i këtij pozicioni është të garantojë zbatimin e kërkesave të HSSE dhe të Cilësisë në kantieret e punës së Statkraft në Shqipëri. Ai i raporton Drejtorit te Operimeve.
Roli juaj:
Në fushat e përgjegjësisë përfshihet, por jo vetëm:
- Zhvillimi dhe garantimi i përputhshmërisë me procedurat e Statkraft dhe me standardet e larta të menaxhimit të shëndetit, sigurisë dhe mjedisit në të gjitha punët në kantier;
- Kuptimi dhe garantimi i përputhshmërisë me legjislacionin e zbatueshëm lokal;
Hartimi dhe zbatimi i procedurave lokale brenda kërkesave të Statkraft në lidhje me sistemet e sigurta të punës dhe kontrollin e energjisë; - Shtysa për përmirësim të vazhdueshëm në të gjitha aspektet e "HSSE & Cilësisë, duke përfshirë edhe "5S”.
- Realizimi i projekteve dhe kontratave të mirëmbajtjes ditore dhe atyre inxhinierike në kohën e duhur, me cilësi dhe brenda buxhetit.
- Ofrimi i udhëzimeve dhe koordinimi i mirëmbajtjes ditore bazuar në planet e mirëmbajtjes në SAP, përcaktimi i prioriteteve dhe maksimizimi i disponueshmërisë së impiantit;
- Identifikimi i rreziqeve kryesore dhe marrja e masave për t'i reduktuar / eliminuar ato;
- Reagimi në rast defektesh në impiant, përfshirë rivendosjen e defektit dhe analiza e vijës së parë të defektit të impiantit;
- Bashkëpunimi me departamentin teknik rajonal dhe qendror;
- Kryerja e trajnimit hyrës HSSE për punonjësit e rinj
- Sigurimi i zbatimit të Manualit HSSE, në përputhje me Procedurat e Korporatës Statkraft, si dhe me kërkesat e vendosura nga autoritetet shqiptare per HSSE
- Menaxhimi i ndërtimit dhe projektimit të punimeve korrigjuese për të siguruar përfundimin e projekteve në kohë dhe brenda buxhetit
- Ofrimi i sigurimit të cilësisë dhe trajtimi i mospërputhjeve sipas Standardeteve Operacionale.
- Kryerja e punëve/detyrave shtesë sipas kërkesës nga menaxheri i linjës
Profili juaj:
- Diplomë Bachelor ose e nivelit më të lartë në fushën e sigurisë, inxhinierisë ose fushë teknike të ngjashme;
- Të paktën 5 vjet përvojë HSSE Operacionale në industrinë energjetike ose të ngjashme;
- Të ketë njohuri të avancuara në kërkesat rregullatore dhe standardet e industrisë lidhur me HSSE në aspektin ndërkombëtar dhe lokal (më konkretisht, mbi kërkesat e shtetit shqiptar);
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të interpretojë një shumëllojshmëri udhëzimesh të dhëna me shkrim, me gojë, në formë diagrami ose programi;
- Të ketë aftësi për të bërë gjykime të mira dhe për të marrë vendime të drejta;
- Të ketë standarde të larta etike.
Data e fillimit: Sa më shpejt që të jetë e mundur
Afati i aplikimit: 21.05.2025
Vendndodhja: Zyrat e DHP-së në Banje, Fshati Shtepanj, Nj.A Gostimë, Bashkia Cërrik, Elbasan.
Devoll Hydropower ofron:
-
Zhvillim profesional dhe personal në një kompani në rritje të vazhdueshme.
-
Një mjedis pune pozitiv të karakterizuar nga ekspertiza, përgjegjshmëria dhe novacioni.
-
Një vend pune të larmishëm për sa i përket gjinisë, moshës dhe prejardhjes kulturore
-
Kushte punësimi konkurruese dhe skema të shkëlqyera përfitimesh
Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar që të paraqesin CV-të e tyre brenda datës 21.05.2026, në adresën e email-it d.marko@pendlpiswanger.com, duke përdorur kodin e referencës 104/838.