Global icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Nepal flag icon
Nepal
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Vend i lirë pune: Operator Turni - Devoll Hydropower Sh.A.

07 maj, 2026

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, pjesë e Grupit Norvegjez Statkraft. Në përputhje me një Marrëveshje Koncesioni, DHP është përgjegjëse për ndërtimin dhe operimin e Projektit Hidroenergjetik të Devollit përgjatë lumit Devoll, në Shqipërinë Juglindore, bazuar në Marrëveshjen e Koncensionit të modelit BOOT, Ligji Nr. 1008, datë 23.02.2009, i ndryshuar..

Ne kërkojmë nje Operator Turni për funksionimin e hidrocentraleve të Statkraft në lumin Devoll. Do të jeni pjesë e një grupi profesional i cili është përgjegjës për menaxhimin e hidrocentraleve. Do të jeni pjesë e një grupi fleksibël të operatoreve të turnit dhe pritet që të punoni me turne gjatë natës dhe fundjavës. Pozicioni raporton pranë Menaxherit të Operimeve.  

Roli juaj: 

Në fushat e përgjegjësisë përfshihet, por jo vetëm:

  • Fokusimin e lartë në çështjet e shëndetit, mbrojtjes, sigurisë dhe mjedisit;

  • I pergatitur dhe i afte për operimin e HEC Banjë dhe HEC Moglicë;

  • Realizimin e prodhimit të energjisë elektrike sipas programeve të parashikuara;

  • Shfrytëzimin e hidrocentraleve dhe të vijës ujore në përputhje me lejet dhe vendimet;

  • Mbështetjen për menaxhimin e tregut për të rritur vlerën e shfrytëzimit të hidrocentraleve

  • Mbështetjen e qendrës dispeçer të OST/ Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të vendeve fqinje

  • Mbështetjen, zbatimin dhe ndjekjen e procedurave për shfrytëzimin

  • Mbikëqyrjen e zhvillimit të specifikimeve teknike dhe të konfigurimeve

  • Përgjegjësinë për monitorimin dhe raportimin e situatave anormale te drejtuesit

  • Përgjegjësinë për raportimin e defekteve në sistemin e mirëmbajtjes

  • Detyra të tjera shtesë sipas kërkesës së menaxherit të linjës
      

Profili juaj:

  • Të ketë Certifikatë TCPE, “Kategoria IV”

  • Të kuptojë dhe të ketë njohuri të projektimit dhe të pjesëve të sistemit për hidrocentralet

  • Të ketë të paktën 3 vite përvojë të mëparshme në monitorimin dhe shfrytëzimin e sistemit të HEC-ve

  • Të ketë aftësi në komunikim dhe raportim

  • Të jetë fleksibël me oraret e fillimit/mbarimit me qëllim që të jenë në linjë me kërkesat e prodhimit, (mund të jetë e nevojshme të punojë jashtë orarit, si edhe i disponueshëm për të punuar me turne gjatë ditës ose natës dhe në fundjavë)

  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në vendimmarrje

  • Të ketë aftësi të kuptojë vizatimet/manualët mekanikë dhe elektrikë

  • Të flasë dhe të shkruajë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze

  • Të ketë nivel të lartë integriteti 

Data e fillimit: Sa më shpejt 

Afati i aplikimit: 21.05.2025

Vendndodhja: Hidrocentrali Banjë, Nj.A Gostimë, Bashkia Cërrik, Elbasan.

Devoll Hydropower ofron:  

  • Zhvillim profesional dhe personal në një kompani në rritje të vazhdueshme. 

  • Një mjedis pune pozitiv të karakterizuar nga ekspertiza, përgjegjshmëria dhe novacioni. 

  • Një vend pune të larmishëm për sa i përket gjinisë, moshës dhe prejardhjes kulturore 

  • Kushte punësimi konkurruese dhe skema të shkëlqyera përfitimesh

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-të e tyre në adresën e emailit: d.marko@pendlpiswanger.com me kod reference 104/839 deri më  10/08/2026.